Showbiz

Cili burrë e ka bërë këtë në Shqipëri?! Në fakt edhe në Amerikë është aq e rrallë sa po shkruajnë të gjithë për gjestin e Chadwick Boseman me aktoren Sienna Miller

Cili burrë e ka bërë këtë në Shqipëri?!

Pabarazia e pagave mes gjinive në Hollivud është një nga temat më të diskutuara dhe shpesh aktoret kanë ‘protestuar’ në mënyra të ndryshme, nga fjalimet në evente më të rëndësishme, apo deklarata në media. Por veprimi i Chadwick Boseman mbetet aq i rrallë në SHBA dhe ende i padëgjuar në vendin tonë, ku pabarazia e pagave mes burrave dhe grave është e pranishme në çdo profesion.

Cili burrë e ka bërë këtë në Shqipëri?!

Disa javë pas vdekjes së Chadwick Boseman, aktorit që fitoi zemrën e publikut nga filmi ‘Black Panther’, vazhdon të kujtohet nga ata që e njohën nga afër dhe tregojnë altruizmin e tij.

Aktori luajti krah koleges Sienna Miller në një nga filmat e tij të fundit, "21 Bridges", ku ishte gjithashtu producent. Boseman vdiq në gusht në moshën 43-vjeç pas një beteje 4-vjeçare me kancerin.

Cili burrë e ka bërë këtë në Shqipëri?!

Tani Miller zbulon rolin që Boseman pati për t’i siguruar asaj një pagesë të barabartë me të në film, të cilën e përshkruan si "gjëja më befasuese që kam përjetuar në industrinë e filmit”.

"Nuk dija ta tregoja apo jo këtë histori dhe ndaj nuk e kisha treguar ende. Por tani do ta them, sepse mendoj se është një dëshmi se kush ishte ai”, shprehet ajo për revistën ‘Empire’.

Cili burrë e ka bërë këtë në Shqipëri?!

Ajo tregon se kur studioja kishte refuzuar kërkesën e saj fillestare për pagën e caktuar prej saj, Boseman ndërhyri për t’i dhuruar një pjesë të pagës së tij, për t’u siguruar se ajo të merrte atë që meritonte.

"Ky ishte një film me buxhet të madh dhe unë e di që të gjithë e kuptojnë pabarazinë e pagave në Hollivud, por kërkova një shumë që studioja nuk do ta pranonte. Dhe sepse hezitoja të kthehesha në punë dhe vajza ime po fillonte shkollën dhe ishte një kohë e papërshtatshme, thashë, 'Unë do ta bëj nëse paguhem në mënyrën e duhur'. Dhe Chadwick më dhuroi një pjesë të pagës së tij që të arrija shumën që kisha kërkuar. Ai tha se kjo ishte shuma që meritoja të paguhesha. Kjo lloj gjëje thjesht nuk ndodh. Ai më tha: ‘Do të paguhesh aq sa meriton dhe aq sa vlen’”, kujton aktorja.

Ajo tregon se aktori ishte fans i punës saj dhe e mbështeti gjatë gjithë filmit, ku i kërkoi vetë ai që të bëhej pjesë.