Showbiz

Cili nga fëmijët është më mistreci, sipas babi William

Cili nga fëmijët është më mistreci, sipas babi William

Në një nga takimet mbretërore William ka folur pak më shumë për tre fëmijët e tij dhe ndër të tjerë u pyet: Cili nga të tre është më mistreci?

“Një është më mistrec se tjetri”, u përgjigj William duke treguar kështu se të tre e kthejnë shtëpinë përmbys.

Në publik, duket sikur Charlotte është më e përkëdhelura. Nuk ka pasur pak raste që ka reaguar edhe ndaj paparacëve apo kamerave, duke i nxjerrë gjuhën apo kur u tha në pagëzimin e Louis: Ju nuk jeni të ftuar.

Louis është më i vogli dhe vetëkuptohet që bëj rrëmujë.

Kurse surprizë ishte fakti që edhe George qenka mistrec. Trashëgimtari në radhë për fron duket se brenda shtëpisë drejton grupin.

William-it dhe Kate-it duhet t`u ketë ardhur zhurma në majë të hundës, sidomos gjatë këtij viti nën izolim.