Showbiz

Daja i Georgina Rodriguez kundër modeles: Femër djallëzore

Daja i Georgina Rodriguez kundër modeles: Femër djallëzore
Netflix do të publikojë në fund të janarit dokumentarin e Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldos, ku do të flitet për detaje të panjohura nga jeta e modeles.

“The Sun” sjell disa deklarata të ashpra nga daja i saj Jesus, kur duhet edhe pak kohë për publikimin e dokumentarit. Jesus Hernandez, i cili thotë se e ndihmoi në rritjen e saj pasi babai i saj u burgos për një komplot kontrabande droge, e ka cilësuar atë "djallëzore" .

Daja i Georgina Rodriguez kundër modeles: Femër djallëzore

“Ndoshta i vjen turp nga ne dhe kujton se është më e mirë sesa ne për faktin që nuk kemi jetuar në luks. Por, unë kurrë nuk i kam kërkuar gjë asaj. Ka telefonuar vetëm dy herë që kur doli lajmi se është lidhur me Cristianon. Unë e kam rritur atë dhe motrën e saj, i kam blerë rroba, i kam paguar dritat dhe ujin. Jetoi me mua deri në adoleshencë, pasi babai i saj u fut në burg për drogë”, tregon daja.

Daja i Georgina Rodriguez kundër modeles: Femër djallëzore
Jesus gjithashtu ka thënë se Georgina nuk lajmëroi kur vdiq i ati, në vitin 2019:

“Nuk e di pse nuk na njoftoi. Kur e mora vesh, u përpoqa të lidhesha me të, por nuk ktheu përgjigje. I shkrova Cristianos në Facebook dhe i thashë që ka një grua djallëzore në krah”.

Edhe motra e saj Patricia ka folur më parë për marrëdhënien me Georginën duke thënë se:

“Kishte ditëlindjen djali im dhe i kërkova një fanelë të firmosur nga Cristiano, por më tha që nuk ishte e mundur, pasi nuk donte të bezdiste Cristianon sepse ai ishte me pushime”.

Tiranapost.al