Showbiz

Dashuria pas thyerjes së zemrës dhe gjetja e guximit për të dashur përsëri

Dashuria pas thyerjes së zemrës dhe gjetja e guximit për të

Alicia ishte zemërthyer dhe e zemëruar me veten e saj pas ndarjes së saj të fundit me një burrë që e shfrytëzoi atë në çdo mënyrë, duke përfshirë edhe financiarisht duke i lënë kreditë, financat dhe jetën e saj të shkatërruar.

Jason ishte i konsumuar me zemërim dhe hidhërim për pabesitë e përsëritura të gruas së tij dhe dhimbjen e divorcit. Ai ishte shprehur i bindur se "Shumica e njerëzve janë hileqarë dhe asnjë gruaje nuk mund t'i besohet".

Të dy Alicia dhe Jason ishin klientët e mi që ndanin të njëtën ndjenjë: “Unë kurrë nuk do të dua më. Kurrë më!"

Marrja e rrezikut për të dashur pas thyerjes së zemrës është shqetësuese. Ke frikë se mos lëndohesh përsëri. Ju imagjinoni se ka diçka në lidhje me ju që e bën të pamundur për askënd që t'ju dojë. Ju jeni i bindur, si Jason, që bota është plot me gra që mashtrojnë dhe meshkuj që ju tradhtojnë. Ju mund të keni frikë, si Alicia, se tërheqja juaj ndaj llojeve të caktuara të burrave ose sjelljet tuaja do të shkatërrojë jetën tuaj të dashurisë përgjithmonë. Ju mund të keni frikë nëse i besoni një tjetri dhe jeni të prekshëm nga lëndimi. Ju mund të ndiheni bosh pa një tjetër në jetën tuaj dhe nxitoni të gjeni një dashuri të re vetëm për t'u zhgënjyer përsëri.

Është e mundur të gjesh dashuri pas thyerjes së zemrës, të gjesh gëzim me një tjetër nëse i jep kohë vetes për të reflektuar për atë që ka ndodhur dhe për të zgjidhur ndjenjat e tua për të kaluarën përpara se të vazhdosh përpara. Çfarë mund të të ndihmojë?

1. Jepini vetes kohë për t'u pikëlluar dhe reflektuar. Reflektimi për atë që shkoi keq dhe pjesa juaj në marrëdhënie që nuk funksionon mund t'ju ndalojë të bëni gabime të njëjta pa pushim.

2. Falni personin tjetër dhe veten tuaj. Të falësh nuk do të thotë të thuash se çfarë ndodhi ishte në rregull ose që thjesht mund të harrosh dhimbjen. Falja e ish-it dhe vetvetes të çliron në mënyrë që të fillosh të vazhdosh jetën.

3. Punoni në rindërtimin e ndjenjave të mira për veten dhe jetën tuaj. Bëni gjëra që ju pëlqejnë. Kaloni kohë me miqtë që mbase nuk i keni parë aq shumë kur ishit me ish-dashurinë tuaj.

4. Shmangni supozimet që ju mbajnë të zhytur në rrënojat e marrëdhënieve tuaja të kaluara. Vetëm për shkak se ish-dashuria juaj ishte një gënjeshtar dhe një mashtrues nuk do të thotë që personi tjetër që do të takoni do të jetë i tillë.

5. Jini të vetëdijshëm për modelet e vjetra të marrëdhënieve ose për veprimet tuaja.

*Artikulli i marrë nga Psychologytoday. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.