Showbiz

David e mban ende një kujtim nga takimi i parë me Victoria-n

David e mban ende një kujtim nga takimi i parë me Victoria-n

Takimi i tyre i parë ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë, por David Beckham qenka romantik dhe ruan ende një biletë treni. Është bileta e Victoria-s në të cilën ajo i shkroi ish-futbollistit numrin e saj të telefonit.

I ftuar tek Jimmy Fallon në “Tonight Show”, David tregoi pak më në detaje historinë e takimit të tyre të parë.

David e mban ende një kujtim nga takimi i parë me Victoria-n

“Ajo kishte pirë disa gota dhe unë thashë: Përse jo, përse të mos ia marr numrin? Biseduam përreth një orë dhe më pas ma shkroi numrin në biletën e trenit me të cilin duhet të udhëtonte atë ditë. Unë ende e kam atë biletë”, tha David që i qenkan dashur disa gota për ta bërë për vete Victoria-n në atë kohë ylli i grupit muzikor “Spice Girls”.

*Artikulli i New Sky u përshtat në shqip nga Fabjola Hije