Showbiz

Dëshira të vogla dhe emocione të mëdha, ky është programi për fëmijët deri në 99 vjeç

Dëshira të vogla dhe emocione të mëdha, ky është

Ishte Zefina Hasani që shkroi një shënim në story dhe më pas vendosëm ta shohim.

Mira (Kazhani), pas një kërkimi na tha se ‘Po’ ky është një emision që ne duhet ta pasqyrojmë e mbështesim. Meritat kryesore i shkojnë autorit Saimir Muzhaka, autor i disa programeve, shkrimtar, por sidomos djalë me zemër, ky emision e tregon më së miri.

Po çfarë është “Më thuaj një dëshirë?”

Një program me fëmijë, por për t`u parë nga të gjitha moshat. Fjoralba Ponari shkon nëpër shkollat e Shqipërisë dhe mbledh dëshirat e fëmijëve me kusht që të mos e kenë për veten, por një të dashurin e tyre.

Nga dëshira të thjeshta, si ajo e një mbese që kërkon një ëmbëlsirë me sheqer dietik për gjyshen me diabet, tek ato për t`i dhuruar babait një protezë apo kërkesa ndaj nënës për të hequr rrobat e një zije të gjatë.

Për të qarë dhe për të qeshur, nise nga puntata e sotme:

Postimi i Zefina Hasanit:

Dëshira të vogla dhe emocione të mëdha, ky është