Showbiz

Dhurata e Lugës së Argjendtë ka një lutje për të gjitha blogeret

Dhurata e Lugës së Argjendtë ka një lutje për të

Dhurata e Lugës së Argjendtë ka shkruar një lutje për të gjitha blogeret që heqin në Instagram paketimin e veshjeve të markave, të blera herë fizikisht e herë online. Ajo sugjeron të blihen dhe reklamohen stilimet unike të atelieve shqiptare që as nuk prodhohen në seri e as lënë gjurmë në mjedis. Dhurata përmend në postimin e saj disa nga stilistet më të njohura shqiptare si Krenare Rugovën, Katerina Zoton apo Teftën e T&N Couture.

Dhurata e Lugës së Argjendtë ka një lutje për të

Dhurata e Lugës së Argjendtë ka një lutje për të

“Për ju fashion bloggers që bëni ‘unboxing’, për të gjithë ne që mezi ç`presim të fryjmë dollapët me rroba që nuk i veshim kurrë! Industria e modës radhitet e dyta si ndotëse e ambientit ku jetojmë!!! Më pak ‘unboxing’ dhe më shumë kujdesje për produktet që janë miqësore me ambientin dhe që stimulojnë një stil jete që promovon biznese që respektojnë dhe ëvnë në qendër individin dhe punëtorin dhe përdorim materiale ekosolidarë.

Të më kuptojnë mirë gjithë mikeshat e mia fashion blogger që i dua dhe i respektoj! Ju lutem: konsideroni dhe punishte/artizanë (atelier) shqiptarë që ndoshta nuk kanë mundësi t`ju paguajnë! Promovojini! Bëheni të paktën njëherë në muaj! Blini dhe vishni veshjet e tyre! Ndërmarrje si @artistikezadrima, @atelier_minimal, @bela_maci, @katerina_zoto_official, @krenarerugova, @tncouture nuk lënë asnjë gjurmë negative në ambient dhe respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve”, shkruan Dhurata.