Showbiz

Digjet tërësisht shtëpia dhe ferma e Jennifer Lawrence

Digjet tërësisht shtëpia dhe ferma e Jennifer Lawrence

Ferma e familjes së aktores Jennifer Lawrence është djegur plotësisht. Ajo vizitohej çdo vit jo vetëm nga të zotët e saj, por edhe nga turistë të ndryshëm dhe menaxhohej nga vëllai i Jennifer.

Në faqen zyrtare të fermës në rrjete sociale, shkruhet:

“Me dhimbje ju themi se humbëm fermën tonë natën e kaluar në një zjarr të tmerrshëm. Ndihemi me fat që asnjë person ose kafshë nuk u lëndua, por jemi në zi për humbjen e viteve të punës së palodhur dhe kujtimeve që krijuam në ato mure. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen që kemi, por i jemi mirënjohës Departamentit të Zjarrfikësve Simpsonville dhe të gjithë zjarrfikësve të tjerë që iu përgjigjën urgjencës sonë. Jeni heronj të vërtetë”.

*Artikulli i Euro Weekly News u përshtat në shqip nga Tiranapost.al