Showbiz

Ditëlindja më e vetmuar e mbretëreshës Elizabeth!

Ditëlindja më e vetmuar e mbretëreshës Elizabeth!

Kjo do të jetë padyshim ditëlindja më e trishtë dhe më e vetmuar për mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth. Të mërkurën, pra në 21 prill, Elizabeth ka 95-vjetorin.

Planet e asaj që do të ishte festë, u ndërprenë. Ajo do të ketë pranë shumë pak familjarë dhe staf të reduktuar, për shkak të Covid-19. Thuhet se Harry ka vendosur ta shtyjë biletën e fluturimit për të qenë me të ditën e ditëlindjes.

Mirëpo gjithsesi festë nuk do të ketë. As paradat që mbahen zakonisht nuk do të zhvillohen dhe do të mungojë gjithashtu portreti zyrtar i 95-vjetorit, për herë të parë në 70 vitet e sundimit të saj.

Ditëlindja më e vetmuar e mbretëreshës Elizabeth!

Mbretëresha i dha lamtumirën bashkëshortit të saj Princit Philip ditën e shtunë. Pas 74 vitesh e martuar, kjo është ditëlindja e saj e parë pa dashurinë e jetës.