Showbiz

Ditëlindja ndryshe e Arjola Shehut, me koronavirus dhe e izoluar në shtëpi

Ditëlindja ndryshe e Arjola Shehut, me koronavirus dhe e izoluar në

Moderatorja Arjola Shehu ka ditëlindjen por nuk ka festë si ato të çdo viti dhe jo vetëm për shkak të pandemisë që kërkon distancim. Moderatorja ka treguar se është infektuar me koronavirus dhe i duhet të qëndrojë e izoluar në shtëpi.

Arjola tregon përmes InstaStory se po përjeton simptomat e virusit me temperaturë ndërsa shton se kjo kohë vetëm e ka bërë të kuptojë se çfarë ka vërtetë rëndësi, kush është pranë saj dhe sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje.

Shënimi i Arjolës:

Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dalë jashtë dhomës sime, por kjo kohë vetëm të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje. Gëzuar për mua, me covid por me shmë dashuri. Mezi pres të kthehem pranë jush.

Ditëlindja ndryshe e Arjola Shehut, me koronavirus dhe e izoluar në