Showbiz

Djemtë e Britney Spears thyejnë heshtjen dhe lënë një derë hapur për t`u rilidhur me nënën

Djemtë e Britney Spears thyejnë heshtjen dhe lënë një

Kanë folur për herë të parë me regjisoren e filmave dokumentarë, Daphne Barak, Preston dhe Jayden, dy djemtë e Britney Spears. Pas intervistës së babait të tyre Kevin Federline ku tha se Britney dhe djemtë kanë marrëdhënie të tensionuar, madje nuk janë takuar prej muajsh, ata kanë folur vetë.

Kanë zbuluar gjithë të vërtetën e marrëdhënies me nënën e tyre.

Intervista do të transmetohet nesër në ITV.

Djemtë e Britney Spears thyejnë heshtjen dhe lënë një
Regjisorja, Jayden dhe Kevin Federline

'Nuk ka urrejtje me snesh', thekson Jayden, por ai pranon se 'do të duhet shumë kohë dhe përpjekje' për të riparuar marrëdhënien e tyre të thyer.

'Unë 100% mendoj se kjo mund të rregullohet. Thjesht kërkon më shumë kohë dhe përpjekje. Unë vetëm dua që ajo të përmirësohet mendërisht. Kur ajo të bëhet më mirë, me të vërtetë dua ta shoh përsëri.’

Jayden iu drejtua edhe në mënyrë direkte nënës së tij duke thënë: “Të dua shumë, shpresoj për më të mirën për ty. Ndoshta një ditë mund të ulemi kështu dhe të flasim përsëri.”

Në fillim të këtij viti Britney postoi një set fotosh nudo në internet si për të festuar lirinë e saj nga tutela e babait prej 13 vitesh.

Sipas Kevin Federline, këto foto ishin arsyeja pse djemtë janë mërzitur me të.

“Ata janë në shkollë. Kanë shokë”, tha Kevin që shtoi se kjo ka qenë edhe arsyeja pse djemtë munguan në dasmën e nënës së tyre me Sam.

Djemtë e Britney Spears thyejnë heshtjen dhe lënë një

Kurse vetë Jayden thotë: “Në atë kohë nuk ishte momenti më i mirë për të shkuar. Nuk po them se nuk jam i lumtur për të. Jam shumë i lumtur për ta, por ajo nuk e ftoi të gjithë familjen dhe nëse do të ishim unë dhe Preston, thjesht nuk e kuptoj se si do të kishte përfunduar ajo situatë”.

Pra, sipas Jayden nuk kanë shkuar pasi Britney nuk ka ftuar në dasmë as prindërit e saj.

Jayden dhe Preston jetojnë në një shtëpi me babain e tyre dhe gruan e tij Victoria, një ish-kampione e volejbollit, fëmijët më të mëdhenj të Kevin, Kori, 20 dhe Kaleb, 18, nga një marrëdhënie e mëparshme me aktoren Shar Jackson, dhe dy fëmijët e tij me Victorian - Jordan, 11 vjeç. dhe Pejton tetë vjeçar. “Ndjej se ky është vendi im i sigurt. Shtëpia ime”, thotë Jayden. ‘I dua të gjithë këtu.”