Showbiz

Do bëjnë një ‘reality-show’ në Netflix? Harry dhe Meghan reagojnë për herë të parë

Do bëjnë një ‘reality-show’ në Netflix? Harry

Duka dhe Dukesha e Sussex mohuan lajmet se kishin pranuar që të bëheshin pjesë e një ‘reality-show’ në Netflix, ku kamerat do t’i ndiqnin për tre muaj.

Më herët mediat britanike aluduan se, Princi Harry dhe Meghan Markle do t’u jepnin njerëzve detaje nga jeta e tyre dhe të shikonin punët e bamirësisë ku ishin të përfshirë.

Do bëjnë një ‘reality-show’ në Netflix? Harry

Por një zëdhënës i çiftit mbretëror tha sot përmes një deklarate: “Duka dhe Dukesha nuk po marrin pjesë në asnjë ‘reality-show’”.

Kjo vjen pasi Harry dhe Meghan nënshkruan një marrëveshje me vlerë 112 milionë paund me Netflix për të bërë seriale televizive, filma dhe shfaqje për fëmijë për kompaninë.

Do bëjnë një ‘reality-show’ në Netflix? Harry

Sipas raportimeve çifti do të ndiqej për tre muaj përmes kamerave që do të vendoseshin në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni.

Një zëdhënës i Netflix është shprehur: “Çifti tashmë ka disa projekte në zhvillim, duke përfshirë një seri dokumentarësh inovativ për natyrën dhe një seri të animuar që lidhet me gratë frymëzuese, por nuk po zbulojmë asnjë nga propozimet e programit tani”.

Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore në fund të marsit për arsye të pavarësisë personale dhe financiare./ Burimi Daily Mail