Showbiz

Çdo ditë është Krishtlindje kur jeni në lidhje me Mariah Carey!

Çdo ditë është Krishtlindje kur jeni në lidhje me

Këngëtarja superstar nuk ka frikë të shpenzojë para për të dashurin e saj, Bryan Tanaka, por një shok i tij thotë se ai ka filluar të ndihet në siklet për shpenzimet e saj.

Në dhjetor, dyshja udhëtuan me avion privat për të festuar festat në Aspen, ku u panë duke bërë blerje.

Çdo ditë është Krishtlindje kur jeni në lidhje me

"Mariah shpenzon mijëra para çdo muaj duke paguar për rrobat, bizhuteritë dhe makinat e tij," thotë miku. "Dhe sa herë që shkojnë me pushime, është luks gjatë gjithë rrugës dhe atij i jep "carte blanche" për të blerë çfarë të dojë."

Çdo ditë është Krishtlindje kur jeni në lidhje me

Tanaka i cili filloi të takohej me divën e popit, menjëherë pas ndarjes së saj në vitin 2016 nga ish-bashkëshorti Nick Cannon, "është një djalë shumë i ëmbël, jashtëzakonisht punëtor", thekson miku.

"Ndonjëherë ai ndihet në siklet për të gjithë këtë, pasi vjen nga një shtresë modeste."

Pavarësisht se është "shumë e dashuruar", artistja e "Always Be My Baby" nuk ka në plan të martohet ndonjëherë me të dashurin e saj kërcimtar.

Çdo ditë është Krishtlindje kur jeni në lidhje me

“Mariah ishte vetëm 23 vjeçe kur u martua me Tommy-n, por ai ishte shumë kontrollues dhe ajo u ndje e mbytur”, shpjegoi burimi në atë kohë, duke iu referuar martesës së saj të parë me Tommy Mottola. Kur ishte fjala për Cannon, "ata donin të kishin fëmijë, dhe ajo nuk donte ta bënte këtë jashtë martesës."

"Mariah nuk po lëkundet," shtoi burimi. “Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet zyrtarisht beqare.”

Tiranapost.al