Showbiz

Do të heq implantet e gjoksit! Chrissy Teigen jep llogari para ndjekësve

Do të heq implantet e gjoksit! Chrissy Teigen jep llogari para

Chrissy Teige është nga ato personazhe që nuk lë shumë detaje pa i treguar ndjekësve për jetën e saj private. Dhe së fundmi kur shkroi se do t’i nënshtrohej një operacioni, pas kuriozitetit që patën shumë njerëzve, vendosi të sqaronte gjithçka.

Ajo do të heqë implantet e gjoksit! Teigen ka vendosur implante në gjoks kur ishte në moshën 20-vjeçare.

Në një foto ku shfaqet topless në Instagram, Chrissy shkroi: “Gjinjtë kanë qenë të shkëlqyeshëm për shumë vite, por më janë mërzitur. Do të doja të vishja një fustan të masës sime. Prandaj mos u shqetëso për mua! Gjithçka është mirë. Do të kem akoma gjinj, ata do të jenë thjesht dhjam i pastër. Gjëja që janë në të vërtetë gjinjtë. Një qese dhjami e mrekullueshme”.

Lidhur me gjinjtë, modelja ka thënë pak kohë më parë:

“Po, e kam bërë gjoksin kur isha 20 vjeç. Por më vonë vijnë në jetë fëmijët dhe gjoksi mbushet me qumësht.”