Showbiz

Dojna flet një vit pas publikimit të pikturës së famshme: Nuk prisja të më shanin nga babai, kishte tre muaj që kishte ikur nga kjo botë

Dojna flet një vit pas publikimit të pikturës së famshme:

Ka kaluar një vit nga dita kur Dojna Mema postoi pikturën e famshme “Origjina e Botës”, në të cilën shfaqet organi gjenital femëror, ashtu siç është. Sot, në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, Dojna tregoi prapaskenat e asaj dite dhe ndjesitë që pati pas sulmit publik që iu bë. 

Dojna flet një vit pas publikimit të pikturës së famshme:

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë. Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale. Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Është bërë një tmerr i madh. Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, u shpreh Dojna Mema.