Showbiz

Dojna ia çoi mesazhin Vlashentit se si e donte propozimin për martesë

Dojna ia çoi mesazhin Vlashentit se si e donte propozimin për

Si i thonë fjalës “Foli derës, të dëgjojë dritarja”, edhe Dojna iu përgjigj fansave të saj, por mesazhi shkoi edhe në veshin e duhur. Dikush e pyeti nëse e ka në plan të martohet (meqë prej pak kohësh pranoi lidhjen me Vlashentin) dhe Dojna iu përgjigj:

Dojna ia çoi mesazhin Vlashentit se si e donte propozimin për

“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar, e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me Covid dhe kohërat që po jetojmë s`më duket aspak momenti. Pastaj jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s`lëviz nga mami im”.

Pra, shkurt, qartë dhe pastër: propozimin më romantik që ekziston. E more vesh Vlashent?