Ylli i muzikës Reggaeton, Don Omar është me kancer.
“Pobre diabla”, “Dale don Dale”, Ella y Io”, Danza Kuduro”, të gjitha këto hite mbajnë emrin e tij.
Përmes rrjeteve sociale, artisti 46-vjeçar nga Puerto Rikan, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landrón Rivera, ka postuar një foto të dorës së tij me një byzylyk nga spitali Orlando Health.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer. Shihemi se shpejti”, shkruan këngëtari që ka bërë disa breza të dashurojnë muzikën Reggaeton.
Nuk bëri të ditur detaje të mëtejshme rreth diagnozës së tij apo llojit të kancerit që ka.
Don Omar do të performojë në Los Angeles gjatë turneut të tij 'Back to Reggaeton' më 20 gusht. Deri tani, turneu nuk është anuluar.
I njohur si 'Mbreti i Reggaeton', Don Omar ka marrë 2 Grammy Latine dhe 13 nominime, duke e bërë atë një nga artistët më me ndikim të muzikës urbane.