Showbiz

Dua Lipa gjen dashurinë e re në Madrid? Pas koncertit feston me aktorin e Netflix, Aron Piper

Dua Lipa gjen dashurinë e re në Madrid? Pas koncertit feston me

Një lidhje e mundshme e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa me aktorin spanjoll Aron Piper është në krye të lajmeve rozë në mediat botërore.

Kanë qenë mediat spanjolle të parat që kanë publikuar një video të ciftit duke kërcyer e dhuruar puthje e përqafime në një club në Madrid.

Dua Lipa gjen dashurinë e re në Madrid? Pas koncertit feston me

Sipas mediave, Dua Lipa, e cila për disa orë u bë mbretëresha e kryeqytetit spanjoll me koncertin e zhvilluar mbrëmë në Madrid, në kuadër të turit botëror “Future Nostalgia”, është parë duke u larguar nga koncerti me aktorin Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix “Elite”.

Dua Lipa gjen dashurinë e re në Madrid? Pas koncertit feston me

Ata më pas shkuan të festonin në një klub nate në Madrid, ku janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ka nxitur thashethemet për një romancë mes tyre.

Dua Lipa gjen dashurinë e re në Madrid? Pas koncertit feston me

Mediat e huaja shkruajnë se aktori mori pjesë edhe në koncertin e Duas në WiZink Center e madje kishte akses edhe në dhomën e zhveshjes së këngëtares.