Dua Lipa për herë të parë në një foto sensuale për Vogue
Dua Lipa është ylli i kopertinës së shtatorit të Vogue France. Për herë të parë Dua shfaqet mjaft sensuale në fotot e shkrepura në Parisin e modës.
Mes muzikës dhe modës, ku së fundmi po punon për albumin e saj të tretë pas një bashkëpunimi me Donatella-n për koleksionin e ri Versace, Dua Lipa thotë se po bën edhe një jetë mes Londrës dhe Parisit.
Në intervistën me Arthur Dreyfus, Dua flet gjatë për fëmijërinë dhe adoleshencën e saj, si gjithnjë pa mohuar faktin se ndihet krenare për origjinën e saj shqiptare të cilën është dashur ta “shpjegojë” që në bisedat kurioze për emrin e saj thellësisht shqip, Dua.
Sado normale të përpiqesha të shfaqesha, sapo prezantohesha, dëgjoja: ‘Oh, nga vjen? Çfarë do të thotë?’ Dhe atëherë më duhej të përsërisja apo të shqiptoja emrin tim… Nga atje, do të përfundonim duke diskutuar për Kosovën, edhe nëse askush nuk e dinte se ku ishte vendi.
- Është një emër i madh.
Faleminderit, por arrita ta vlerësoja vetëm duke e imagjinuar si emrin tim të skenës. Unë kam qenë gjithmonë krenare për rrënjët e mia shqiptare, por ndërsa jam rritur, kam mësuar të vlerësoj historinë time.