Showbiz

Dua Lipa zyrtarisht shqiptare

Dua Lipa zyrtarisht shqiptare

Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, Dua Lipa u betua para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë.

Dua Lipa zyrtarisht shqiptare

“Në këto ditë kur ne festojmë 110 vjetorin e Pavarësisë, kuptojmë se vërtetë kemi vuajtur si komb, kemi qenë edhe të nënshtruar dhe të pushtuar, por ia kemi dalë, kemi mbijetuar, dhe sot ti je një burim i jashtëzakonshëm krenarie si shtetase e re e Shqipërisë, si anëtare e këtij misioni, e skuadrës ‘Team Albania’. Të jam shumë mirënjohës që pranove të jesh me ne për këto festa”, i tha Veliaj Duas.

Dua Lipa zyrtarisht shqiptare

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, tha Dua Lipa.

Dua Lipa zyrtarisht shqiptare

Ajo do të performojë në Tiranë nesër, më 28 nëntor në koncertin dedikuar Ditës së Pavarësisë.