Showbiz

Dyqan i zbrazur dhe vitrina të shkreta, falimenton biznesi i Chiara Ferragnit në Milano

Dyqan i zbrazur dhe vitrina të shkreta, falimenton biznesi i Chiara

Thashethemet për mbylljen e dyqanit në Milano qarkullonin që në fillim të verës. Raftet brenda bosh. Vitrinat të shkreta. Çdo gjurmë rrobash dhe aksesorësh është zhdukur.

Asnjë reagim nga Chiara, e cila aktualisht ndodhet në Mykonos me fëmijët e saj, motrën dhe nënën për pushime.

Dyqani ishte hapur për herë të parë në korrik të 2017-ës, ishte qendra e markës së saj dhe ka qenë i suksesshëm për 7 vite.

Kriza në biznesin e saj mbërriti pas skandalit me panetonen, një krizë që preku edhe jetën personale dhe solli divorcin.

Njerëzit po shprehin në rrjet keqardhjen, por jo për Chiara-n, por për punonjësit e saj që kanë humbur punën.