Showbiz

E frikshme se si The Simpsons parashikoi 13 vjet më parë infektimin e Tom Hanks me koronavirus

E frikshme se si The Simpsons parashikoi 13 vjet më parë infektimin e

Në një nga seritë e vitit 2007 shfaqet aktori i animuar dhe thotë: Nëse më shikoni personalisht, më lini vetëm. Ai vendosi ta izolojë veten nga të tjerët, në serial dhe kjo besohet se është një tjetër ngjarje e parashikuar.

Tom Hanks njoftoi dje në mbrëmje dhe bashkë me Ritën, bashkëshorten e tij janë vetëizoluar në Australi pasi janë prekur nga koronavirusi. Ai ndodhej atje për një film, kurse Rita për një koncert operistik. Në hotelin ku fjeti çifti ndodhej një i infektuar nga epiqendra e virusit, Wuhan-i.

E frikshme se si The Simpsons parashikoi 13 vjet më parë infektimin e

Ndërkohë që The Simpsons u diskutua edhë në kohën që Trump u bë president i Amerikës, pasi në një tjetër seri e kishin parashikuar këtë ngjarje. Disa mendojnë se skenaristi duhet të ketë telepati dhe një fuqi të mbinatyrshme për t`i parashikuar me ose pa vetëdije këto realitete, të tjerët që nuk besojnë në këto gjëra mendojnë se është thjesht një rastësi.

*Artikulli i Daily Mail u përshtat në shqip nga Fabjola Hije