Showbiz

‘E kam të pamundur’. Judi Dench zbulon se sëmundja që ka nuk e lejon as të lexojë skenaret

‘E kam të pamundur’. Judi Dench zbulon se sëmundja që

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Judi Dench, foli hapur për sëmundjen e saj, duke detajuar sfidat që vijnë me të. Megjithatë Judi nuk është dorëzuar.

Aktorja 88-vjeçare u diagnostikua me AMD në 2012-ën, një gjendje që ndikon në shikimin qendror. Pavarësisht se iu nënshtrua trajtimit për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, ajo tregoi se po kërkon një pajisje që mund t'i lexojë skriptet dhe gjithashtu të tregojë se ku janë rreshtat në faqe për ta ndihmuar të përdorë kujtesën e saj fotografike. Ajo gjithashtu duhet të afrohet shumë me njerëzit përpara se të jetë në gjendje t`i njohë se kush janë ata.

‘E kam të pamundur’. Judi Dench zbulon se sëmundja që

Gjatë një interviste, aktorja diskutoi gjendjen e saj, duke u shprehur se nuk dëshiron të tërhiqet.

‘E kam të pamundur’. Judi Dench zbulon se sëmundja që

Degjenerimi makular është një gjendje e zakonshme që zakonisht prek individët në të 50-at dhe 60-at e tyre. Edhe pse nuk çon në verbëri të plotë, mund t'i vështirësojë detyrat e përditshme si leximi dhe njohja e fytyrave. Shkaku i saktë është ende i panjohur, por ai është i lidhur me faktorë si presioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe pasja e një historie familjare të sëmundjes. Aktorja ka treguar tashmë se nëna e saj vuante nga një humbje e ngjashme e shikimit.