Showbiz

E portretizoi në një film, Helen Mirren tregon çfarë i shkroi Mbretëreshës Elizabeth në letër

E portretizoi në një film, Helen Mirren tregon çfarë i

Helen Mirren ka zbuluar se i ka dërguar një letër Mbretëreshës teksa po xhironte filmin e saj në vitin 2006 mbi jetën e Elizabeth.

Drama, e shkruar nga krijuesi i “The Crown”, Peter Morgan, u fokusua në pasojat e vdekjes së Dianës, Princeshës së Uellsit dhe reagimeve dhe vendimeve të mbretëreshës pas kësaj ngjarje.

Helen Mirren, e cila fitoi një Oscar dhe një Bafta për portretizimin e saj, tha se e kishte kuptuar shpejt se kishte të bënte me një moment të ndjeshëm në jetën e Mbretëreshës dhe vendosi ta kontaktonte vetë atë.

E portretizoi në një film, Helen Mirren tregon çfarë i

76-vjeçarja tha për Radio Times: “E kuptova se po hetonim në një pjesë thellësisht të dhimbshme të jetës së saj, kështu që i shkrova. I thashë: Po e bëjmë këtë film. Ne po gërmojmë në një moment shumë të vështirë të jetës tuaj. Shpresoj që të mos jetë e tmerrshme për ju. Unë gëzoj respekt maksimal për ju”.

“Letrës nuk iu përgjigj mbretëresha, por sekretarja e saj e cila kishte shkruar në emër të mbretëreshës: Sinqerisht, bla, bla, bla, gjëra të tilla. Më pas u lehtësova shumë që e kisha shkruar atë letër”, shton Helen.

Helen tregoi se vështirësia më e madhe ishte sepse do të luante rolin e një monarkeje të gjallë.

Pas publikimit të filmit, Helen mori një ftesë për të darkuar me mbretëreshën, por nuk mori dot pjesë pasi ishte duke xhiruar në SHBA.