Showbiz

Edhe aktorja e ‘La Casa de Papel’ e infektuar me COVID-19

Edhe aktorja e ‘La Casa de Papel’ e infektuar me COVID-19

Listës së gjatë të aktorëve të infektuar me koronavirus i është shtuar edhe ajo e “La Casa de Papel”. Bëhet fjalë për Itziar Ituno që luan rolin e inspektores Raquel.

“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë. Sot mora përgjigjen e testit dhe është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”, shkruan aktorja në postimin e saj në Instagram, shoqëruar me një foto nga vetizolimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Itziar Ituño (OFIZIAL) (@itziarituno) on

Ndërkohë që premiera e sezonit të ri të serialit “La Casa de Papel” që theu rekorde në Netflix është në datën 3 prill.

*Artikulli u realizua nga Fabjola Hije