Elona Musk bëhet sërish baba dhe emri i fëmijës zor se do i pëlqejë kujt

E Diel 10 Shtator 2023, 09:34
TiranaPost
Elon Musk dhe Grimes kanë mirëpritur një fëmijë të tretë në fshehtësi, pohon një biografi e re mbi CEO-n e Teslas.
Sipas raportimeve të The New York Times Musk, 52 vjeç dhe Grimes, 35 – emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher – e kanë quajtur fëmijën Techno Mechanicus, ndërsa gjithashtu e quajnë Tau.
Është e paqartë nëse biografia e ardhshme e themeluesit të Space X përmban më shumë detaje rreth foshnjës, duke përfshirë kohën ose vendin ku ai ka lindur. Përfaqësuesit e Musk dhe Grimes nuk kanë bërë asnjë koment.
Musk dhe Grimes mirëpritën djalin X Æ A-Xii më 4 maj 2020. Më pas ata mirëpritën një vajzë të lindur me nënë surrogate në dhjetor të 2021, të quajtur Exa Dark Sideræl, tre muaj pasi u ndanë publikisht pas tre vjetësh së bashku.