Showbiz

Elon Musk dhe punonjësja e tij janë bërë prindër të dy fëmijëve binjakë

Elon Musk dhe punonjësja e tij janë bërë prindër

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, njeriu më i pasur në botë ka edhe dy binjakë me shefen ekzekutive në një nga kompanitë e tij, Neuralink. Fëmijët kanë ardhur në jetë vitin e kaluar.

Shivon Zilis punon për Musk në kompaninë që shpreson të zhvillojë një çip kompjuterik të implantueshëm në trurin e njeriut.

Lajmi i ardhjes në jetë të binjakëve është mbajtur i fshehur deri tani, kur një dokument nga gjykata është bërë publik. Musk dhe Zilis kanë kërkuar t`u vendosin fëmijëve të dy mbiemrat e tyre.

Musk nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë, por firma e tij gjendet në dokument.

Nuk dihet as kur ka nisur lidhja me Zilis. Ajo që dihet me siguri është se marrëdhënia e tyre profesionale ka nisur në prill të 2016-ës.

Këta nuk janë binjakët e parë për Musk. Ai dhe gruaja e tij e parë Justine sollën në jetë dy binjakë në vitin 2004 dhe dy vjet më vonë sollën në jetë trinjakë.

Në total, Musk ka 9 fëmijë.