Elon Musk paralajmëroi Taylor Swift se do t`i bjerë popullariteti, fansat e këngëtares i bëjnë të qartë atij dallimin mes të dyve
Fansat e Taylor Swift, këngëtares/kantautores, megaylli të popit, i bënë të qartë Elon Musk dallimin mes tij dhe idhullit të tyre.
Taylor Swift u shpall Njeriu i Vitit 2023 sipas Revistës Time, një titull që për 2021-shin e mbante Elon Musk.
Ky i fundit në një status në X, rrjet social nën pronësinë e tij, shkruajti: “Ka risk për rënie të popullaritetit, pas këtij çmimi. Unë flas nga përvoja”.
Që nga shpallja Njeriu i Vitit, në 2021-shin, Musk ka blerë Tëitter-in, që e shndërroi në X dhe duhet thënë se popullariteti i tij ka rënë. Madje kohët e fundit ka sharë publikisht bizneset që heqin reklamat nga X, vetëm për shkak të sjelljes së tij.
Gjuha e urrejtjes në X është rritur që nga blerja e Musk dhe reklamat kanë rënë ndjeshëm.
Në këtë terren, përdoruesit e X me qejf i vunë në dukje disa nga kontrastet midis Musk dhe Swift, si për t`iu përgjigjur që me Swift s`ka pse ndodh e njëjta gjë.
Disa nga komentet janë:
“Ai mund të kishte thënë vetëm urime dhe kaq. S`ishte nevoja për më shumë”.
“Njerëzit e duan vërtet Taylor, kështu që Elon, s`besojmë që do jetë problem popullariteti për të”.
“Taylor ka qenë e famshme shumë përpara se Elon Musk të dilte në dritë. Kështu që kjo këshillë nuk ka vlerë”.
“Nuk mendoj që Taylor ka nevojë për këshillën tëndë”.