Showbiz

Elon Musk thyen heshtjen në Twitter me foton e Papës

Elon Musk thyen heshtjen në Twitter me foton e Papës

Nëntë ditë pa postuar në Twitter, Elon Musk e theu heshtjen. Postoi një foto të Papës gjatë një takimi me të. Pa qartësuar arsyen e këtij takimi. Në vizitë shoqërohej nga fëmijët e tij.

Elon Musk thyen heshtjen në Twitter me foton e Papës

Nuk do të përbënte asnjë lajm pse Elon Musk qëndroi 9 ditë pa postuar në Twitter, nëse ai nuk do të ishte në negociata me platformën për ta blerë atë.

Muajin e kaluar, Musk tha se kishte ende disa çështje të pazgjidhura në marrëveshjen për të blerë Twitter, duke përfshirë numrin e përdoruesve të spam-it në sistem dhe një pjesë borxhi. Detaje të marrëveshjes që nuk janë dhe aq të qarta, por që siç duket janë të rëndësishme për blerjen 44 miliardë dollarëshe.