Kohët e fundit Elton John mori një pushim nga turneu i tij Farewell Yellow Brick Road, pasi luftoi me shumë sëmundje.
Së fundmi këngëtari 75 vjeçar u shfaq i brishtë teksa u fotografua në një karrige me rrota përpara shfaqjes së tij të planifikuar për jubile.
Këngëtari ishte i veshur me një kostum të markës Guçi dhe kishte vendosur një maskë për fytyrën kur mbërriti në aeroportin e Leipzig, përpara se të shkonte në shtëpi në Nice.
Elton do të luajë së bashku me Queen dhe Diana Ross për koncertin e jubileut Platinum të Mbretëreshës të shtunën në një performancë të regjistruar paraprakisht.
Turneu i tij evropian do të vazhdojë këtë muaj.
Në vitin 2019, Elton zbuloi se po përdorte një karrige me rrota pasi pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës.