Sir Elton John ka zbuluar se ka humbur shikimin. Ai e pranoi publikisht mbrëmjen e 1 dhjetorit në skenën e Teatrit Dominion në Londër, gjatë një shfaqjeje gala.
“Siç mund ta dinë disa prej jush, unë kam pasur disa probleme dhe tani kam humbur shikimin. Nuk mund të merrja pjesë në shfaqje, por u argëtova”, ”, tha Ai.
Shtatorin e kaluar autori i 'Rocket Man' pranoi se kishte mbetur me "vizion të kufizuar" në njërin sy për shkak të një infeksioni "serioz".