Showbiz

Emina Cunmulaj tregon si ka ndyshuar jeta e saj në Los Angeles që pas izolimit

Emina Cunmulaj tregon si ka ndyshuar jeta e saj në Los Angeles që pas

Prej dy javësh e izoluar me dy vajzat në shtëpinë në Los Angeles, ndërsa burri që i duhet të dalë për shkak të bizneseve, Emina Cunmulaj thotë se ka filluar ti vijë në majë të hundës kjo situatë, por me shpresë që do të mbarojë shpejt. Në lidhje live me Blendi Fevziun,  ajo tregoi se nuk është parë kurrë në historinë e Los Angeles që rrugët të boshatisen, teksa tregon edhe për burrin e saj biznesmen i cili ka dërguar në shtëpi 15 mijë punonjësit në gjithë botën, dhe ka vendosur të bëjë një gjest të mirë: tu japë një muaj rrogë dhe ndihmë ushqimore.

Kemi dy javë të mbyllura në shtëpi me dy vajzat, burrit i duhet të dalë jashtë. Sikurse shumica këtu në Los Angeles jemi izoluar. Kanë dhënë urdhër të rrimë plotësisht të izoluar në shtëpi. Kemi ca orare për të dalë në supermarket.

Nuk e kisha menduar që dhe New Yorku mund të zbrazej, është realisht i zbrazur.

Në përgjithësi po, 90 %  popullit nuk i sheh në rrugë, por ka dhe të rinj që kanë ikur në Florida dhe mendojnë se nuk do u bëjë asnjë efekt koronavirusi. Kryebashkiaku ka shpërsuar rregullat. S’është parë kurrë në historinë e Los Angelet kjo zbrazëti.

Ke frikë, meqë ke dy javë e mbyllur?

U mbylla fillimisht vullnetarisht. Kam dy vajza, Vajzat e vogël ka pak probleme me temperature. U tregova e kudjesshme për fëmijët. Tani po shkojmë në javën e tretë të izolimit, kemi nisur të bëhemi pak crazy, por është normale, e dime që nuk është e lehtë sidomos për nënat. Fëmijët duan rregulla, duan kujdes.

Vajzës së madhe i kam treguar, i kam thënë se është një bakter atje jashtë që po i sëmur njerëzit. Ajo nuk ka as qejf të shkojë tek doktori dhe nuk thotë gjë tani, e ka pranuar.

Ke pasur edhe ti jetë aktive, modele. Si po i mbijeton izolimit? Nuk të ka ardhur në majën e hundës? Si po e shtyn ditën? 

Ka kaluar majën e hundës ky izolimi. Nuk e di, si disa njerëz që kanë postuar nga rrjetet sociale se si po e kalojnë ditën. Edhe unë me ushtrime. Punoj në skulpturë guri dhe punoj dy tre orë pasi sistemoj vajzat.  

Ka panik tek njerëzit rreth e rrotull në Los Angeles?

Patjetër, sikur edhe në Shqipëri. Është panik gjithkund.

Ka frikë bashkëshorti juaj për humbje në biznes?

Po burri im ka 15 mijë punëtorë në gjithë botën dhe i ka mbyllur për momentin. Disa restorante janë lënë të hapura, por vetëm për delivery. Ai është zemërmadh dhe është organizuar t’u japë punëtorëve një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore.