Showbiz

Emma fajëson babain dhe hallën e saj Julia Roberts për rolet që ka humbur gjatë karrierës

Emma fajëson babain dhe hallën e saj Julia Roberts për rolet

Për ata që supozojnë se të qenit “fliglia d`arte) apo një 'fëmijë nepotizmi' e bën më të lehtë për një karrierë në Hollywood, Emma Roberts thotë të kundërtën.

Në një intervistë me revistën Flaunt të botuar javën e kaluar, ylli i 'American Horror Story' - babai i të cilës është aktori Eric Roberts dhe halla e së cilës është aktorja Julia Roberts - tha se kur bëhet fjalë për rolet, ajo ka pasur disa vështirësi, sepse familja e saj është shumë e njohur.

'Kam humbur më shumë punë sesa kam fituar nga të qenit familjarisht në këtë biznes. Njerëzit kanë mendime dhe ndonjëherë ndoshta nuk janë opinione të mira për njerëzit në familjen time. Unë kurrë nuk kam gjetur një punë për shkak se kam familjarët në këtë fushë, madje përkundrazi, disa punë i kam humbur për shkak të kësaj.”

Termi 'bebe nepotizmi' ose 'bebe nepo' u referohet fëmijëve të aktorëve, këngëtarëve dhe figurave të tjera publike, suksesi profesional i të cilëve, perceptohet si një nënprodukt i të pasurit të afërm të famshëm dhe/ose të pasur.

Roberts aktualisht mund të shihet në 'Space Cadet', të publikuar javën e kaluar në Amazon Prime Video. Komedia fokusohet tek Rex Simpson (luajtur nga Roberts), një vajzë që aspiron të bëhet astronaute.