Showbiz

Emma Thompson për tradhtinë: Isha e verbër për ta parë

Emma Thompson për tradhtinë: Isha e verbër për ta parë

Mungesa e besnikërisë i dha fund martesës gjashtëvjeçare të aktores në vitin 1995 me aktorin, me të cilin u martua në vitin 1989 vetëm dy vjet pasi u takuan gjatë xhirimeve.

Emma Thompson për tradhtinë: Isha e verbër për ta parë

Kenneth pati një lidhje me aktoren e Harry Potter, Helena, 56 vjeç, pasi luajtën së bashku në "Frankenstein" të Mary Shelley në 1994.

Emma tha për New Yorker se ishte 'poshtëruar' nga kjo aferë dhe ishte e tronditur nga fakti sesi kishte mashtruar veten.

Emma Thompson për tradhtinë: Isha e verbër për ta parë

Në kohën kur ajo po xhironte Sense and Sensibility, lajmi për ndarjen e tyre ende nuk ishte bërë publik.

Emma tregon sot: "Isha plotësisht, krejtësisht e verbër ndaj faktit që ai kishte marrëdhënie me gra të tjera në xhirime. Ajo që mësova ishte se sa e lehtë është të verboheni nga dëshira për të mashtruar veten. Isha gjysmë e gjallë. Çdo ndjenjë për të qenë një person i dashur apo i denjë ishte zhdukur plotësisht tek unë.

Foli edhe për dashurinë e re që nuk është aq e re.

Emma tha se ishte Greg ai që i mori pjesët e copëtuara të saj dhe i bashkoi përsëri.

Emma Thompson për tradhtinë: Isha e verbër për ta parë

Emma dhe Greg u martuan në vitin 2003 dhe kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë Gaia, 22 vjeç dhe një djalë Tindyebwa, që e birësuan kur ishte 16 vjeç.