Erion Isai po bëhet sërish baba. Në një lidhje direkte në “E diela shqiptare”, aktori tashmë Kryetar Bashkie i Ersekës tregoi se bashkëshortja Ajlin është në pritje të ëmbël.

Erioni, Ajlin dhe Ajer
Ata u bënë për herë të parë prindër në vitin 2016 me Ajër, vajzën e tyre që do bëhet me një motër ose vëlla. Erioni nuk dha më shumë detaje, pasi qëllimi i lidhjes direkte ishte në fakt karantinimi, kryetema e ditëve të fundit.