Showbiz

Çështja Babale/ Shtyhet seanca për Salianjin. Data e radhës në shtator

Çështja Babale/ Shtyhet seanca për Salianjin. Data e

Ishte programuar që sot të dëshmonte në Gjykatën e Apelit deputeti i PD-së Ervin Salianji, për Të hënën në Gjykatën e Apelit të Tiranës deputeti i PD, Ervin Salianji për skandalin e Babales. Gjyqi është shtyrë për në 28 shtator, në orën 14:00. Kërkesën për shtyrjen e seancës e ka bërë pala mbrojtëse. Gjithashtu një nga anëtarët e trupit gjykues kishte njoftuar se nuk mund të ishte i pranishëm.

Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e apeloi duke e konsideruar politik.

Rikujtojmë çfarë është skandali Babale:

Albert Veliu, i njohur ndryshe si Dëshmitari X së bashku me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan 4 vite më parë audiopërgjimin e quajtur “Babale”, për shkak të personazhit kryesor të tij, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshem Fatmir Xhafaj bënte pazare droge. Audiopërgjimi ka ngjallur një debat të ashpër politik mes opozitës dhe mazhorancës në atë kohë derisa më pas u vërtetua se e gjitha ishte e inskenuar. Në këtë skandal dyshohet se është implikuar edhe Ervin Salianji, i cili akuzohet se qëndron pas inskenimit të audiopërgjimit.