Showbiz

Eurovision 2024, ja kur pritet të performojë Shqipëria

Eurovision 2024, ja kur pritet të performojë Shqipëria

“Eurovision 2024” konkursi i këtij viti do të mbahet në Malmo në Suedisë me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj.


Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 ku pas hedhjes së shortit, u caktua se ajo do të jetë e 2-ta në radhë, të enjten e 9 majit, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Titan”. Kjo këngë mori çmimin e parë nga votat e publikut në Festivalin e 62–të të Këngës në RTSH.


Sa i përket votimit, shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the ëorld (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.