Eva Longoria rrëfen historinë se çfarë i ndodhi si sot një vit më parë

E Enjte 14 Maj 2020, 19:15
TiranaPost
Aktrorja hollivudiane nga Amerika ka qenë mjaft aktive këtë periudhë pandemie të koronavirusit. 45 vjeçarja i ka kaluar ditët e mbyllur në shtëpi.
Por si sot një vit më parë ajo kaloi një ngjarje më të trishtë, kur iu desh që të kryente një operacion urgjent për shkak të apendicitit, që e kapi gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Me një foto nga spitali dhe djalin e vogël krah saj, 45 vjeçarja tregoi se ishte dita e parë e Nënës që e kaloi në spital me djalin.
Eva Langoria shkruan në Instagram:
Si sot një vit më parë, shkova në Kanë për festivalin e filmit, por duhet të operohesha urgjent nga apendiciti. Ishte Dita ime e parë e Nënës dhe e kalova në spital me djalin tim.