Eva Longoria zbulon atë që mund ta kemi fshehur të gjitha poshtë maskës

Aktorja amerikane 45 vjeçe ka postuar një foto, ku siç e kërkon normaliteti i ri, shfaqet me një maskë të zezë që i ka mbuluar pjesën e hundës dhe buzëve. Në pamje të parë duket sikur Eva ka bërë makeup vetëm në pjesën e syve, meqë pjesën tjetër të fytyrës dhe shumicën e kohës jashtë e ka të mbuluar nga maska.
Por ajo ka bërë një shënim në Instagram ku tregon se poshtë maskës ka vendosur buzëkuq. Eva Longoria nuk është e vetmja por që e tregoi atë mund ta kemi bërë të gjitha ne gratë. Ndërsa një prej komentuesve e pyet se si të shmangë njollat e buzëkuqit nga maska pasi e ka marrë malli të lyejë buzët: Njëherë e provova dhe dukesha sikur kisha bërë trajtim me plazmë!
Ju ka ndodhur edhe ju? A mund të jetë buzëkuqi 24 orësh një zgjidhje?
*Tiranapost.al.