Showbiz

Eva Mendes: Pse dua që kjo verë të jetë e mërzitshme për mua dhe fëmijët e mi

Eva Mendes: Pse dua që kjo verë të jetë e mërzitshme

“Boring”, fiks këtë term ka përdorur Eva Mendes në intervistën e fundit, kur është pyetur se si do të jetë vera e saj. Fjalë për fjalë do të thotë “e mërzitshme”.

Eva dëshiron që vera të jetë e mërzitshme për të dhe dy vajzat e saj Esmeralda 7 vjeçe dhe Amada, 6. Ka një arsye për këtë.

Eva Mendes: Pse dua që kjo verë të jetë e mërzitshme

“Kur ishim në Londër, ne shkuam nga muzika në teatër, nga teatri në muzikë. Vizituam të gjithë llojet e muzeve. Shkuam në Kështjellën Windsor. Kisha planifikuar dhe realizuam një sërë aktivitetesh. Dhe tani ndihem sikur është koha për të rikthyer mërzinë. Po e kthej mërzinë, veçanërisht për fëmijët, por edhe për veten time. Më duket sikur kur qëndrojmë thjesht kot, pa bërë asgjë, dhe pa ndikimin e telefonit, iPad-it, kompjuterit apo televizorit, atëherë vijnë idetë më të mira. Ndonjëherë është argëtuese, ndonjëherë është e rrezikshme dhe ndonjëherë është ndriçuese. Unë me të vërtetë dua që kjo të jetë vera jonë e mërzisë”, tha Eva Mendes.

“Unë jam aktore, dizenjoj rroba, bëj 1 mijë gjëra, por gjëja më e rëndësishme është kur krijoj bashkë me to kujtime. Mamaja ime qëndroi me mua, pa punuar, deri kur unë isha 8 apo 9 vjeç dhe ato kujtime për mua janë më të bukurat”, shtoi ajo.

Eva Mendes: Pse dua që kjo verë të jetë e mërzitshme

Ajo dhe vajzat shoqëruan Ryan Gosling në xhirimet për rolin e Ken.