Ezel i bën dhuratën e parë për shtatzëninë bashkëshortes

E Martë 19 Maj 2020, 16:36
TiranaPost
‘Ezel’ do të bëhet baba për herë të parë. Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu, dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal do të bëhen prindër të një vajze, sipas mediave.
Këto të fundit shkruajnë se, Ezel i ka bërë një dhuratë me çmim marramendës bashkëshortes për shtatzëninë. Aktori i ka blerë asaj një orë nga një markë e famshme dhe kushton plot 150 mijë lira turke.
“Pasi të lind fëmija, nëse thërret “Mama, mama”, unë sinqerisht nuk do të jem një baba xheloz. Nuk mendoj se ai do të thotë “Baba”, tha ai fillimisht pas lajmit të shtatzënisë.
Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë prej 4 vitesh të martuar.