Showbiz

Familja Beckham ndërton një tunel poshtë vilës: Nga se kanë frikë?

Familja Beckham ndërton një tunel poshtë vilës: Nga se

David dhe Victoria Beckham po ndërtojnë një tunel poshtë rezidencës së tyre në Oxfordshire. Arsyeja nuk është ndonjë luftë botërore por për shkak të frikës nga grabitjet.

Mediat britanike shkruajnë se poshtë nëntë dhomave të dhumit në shtëpinë e tyre luksoze po ndërtohet një tunel për të dalë jashtë në raste grabitjesh si dhe një bodrum i sigurisë së lartë.

Familja Beckham ndërton një tunel poshtë vilës: Nga se

Mesa duket çifti po merr masat pasi grabitën me thikë fubotllistin e famshëm të Tottenham, Dele Alli, në shtëpinë e tij në veri të Londrës.

Familja Beckham ndërton një tunel poshtë vilës: Nga se

Në vitin 2018, ka pasur dy tentativa grabitje brenda dy muajsh në shtëpinë e Beckham-ve, por nuk kanë arritur të marrin gjë. Aso kohe asnjëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi, përveç 6 rojeve dhe dy qenve të stërvistur.

Që nga shpërthimi i pandemisë familja ka shkuar në vilën tjetër në fshat ndërsa Brooklyn, djali i madh i çiftit po qëndron me të dashurën Nicola Peltz në Los Angeles.

Familja Beckham ndërton një tunel poshtë vilës: Nga se