Familja Beckham ka shkuar për pushime në Greqi këtë javë dhe fotot nga mediat britanike tregojnë se ata po argëtohen më së miri. Në fotot e publikuara shfaqet babai David teksa mban vajzën Harper 9 vjeçe në det dhe pranë djemve. David 45 vjeç shfaqet në formë si gjithmonë, me një palë pantallona të shkurtra Versace.
Nuk dihet nëse klanit Beckham i është bashkuar edhe e fejuara 21 vjeçare e djalit të madh Brooklyn, Nicola Petz.
Vetë Victoria ka postuar një foto ku shihen të gjithë, David, Brooklyn, Romeo dhe Cruz dhe shkruan: Djemtë e mi janë sërish bashkë!
View this post on InstagramMy boys are back together ❤️❤️ @romeobeckham @brooklynbeckham @davidbeckham @cruzbeckham
Brooklyn është shkëputur nga familja dhe karantinën e kaloi në New York me të fejuarën e tij. Ndërsa familja i ka kaluar ditët në shtëpinë në Cotswolds.