Pse familja e Alain Delon nuk përmbushi dëshirën e fundit të aktorit
Familja e Alain Delon ka refuzuar të përmbushë dëshirën e aktorit të ndjerë për të vrarë qenin e tij në mënyrë që ai të mund të varroset me të.
Aktori francezvdiq të dielën në moshën 88-vjeçare. Ai kishte deklaruar më parë se donte të ndante një varr me malinois-in e tij belg 10-vjeçar.
Delon i tha Paris Match në vitin 2018 për “marrëdhënien e tij speciale” me Loubo dhe deklaroi: “Nëse unë vdes para tij, do t’i kërkoj veterinerit të na vendosë së bashku. Ai do ta vërë në gjumë në krahët e mi. Më mirë do ta bëj këtë sesa ta di se ai do të vdesë në varrin tim me kaq shumë vuajtje.”
“Ai është qeni im në fund të jetës… Unë e dua atë si një fëmijë,” tha Delon. “Kam pasur 50 qen në jetën time, por kam një marrëdhënie të veçantë me këtë. Ai më mungon kur nuk jam atje.”
Por qeni Loubo ka shmagur eutanazinë pas reagimit të aktivistëve të të drejtave të kafshëve në Francë.
Ata u shprehën se dënojnë dëshirën e Delon për të eutanizuar qenin e tij.
“Sapo kam marrë në telefon Anouchka Delon dhe ajo më ka thënë se Loubo është pjesë e familjes dhe do të mbahet”, tha një zëdhënës i fondacionit. “Jeta e një kafshe nuk duhet të jetë e kushtëzuar me atë të njeriut,” shtuan ata.