Familja e Liam Payne flet pas vdekjes së këngëtarit: Jemi krejtësisht të shkatërruar
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
E Enjte 17 Tetor 2024, 15:51
TiranaPost
Familja e Liam Payne janë ‘tërësisht të shkatërruar’ pas vdekjes tragjike të këngëtarit në moshën 31-vjeçare.
Ish ylli i One Direction pësoi një frakturë të kafkës pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires pak pas orës 17:00 të mbrëmjes së djeshme.
Një anëtar i familjes i tha MailOnline: “Ne jemi krejtësisht të shkatërruar nga lajmet”.
Muzikanti u rrit në Wolverhampton nga nëna e tij Karen, një infermiere, dhe babai Geoff dhe kishte dy motra më të mëdha, Nicola dhe Ruth.