Showbiz

Çfarë ndryshoi shtatzënia tek Jonida Vokshi

Çfarë ndryshoi shtatzënia tek Jonida Vokshi

Ndryshimin më të madh, Jonida Vokshi thotë se e shikon në natyrën e saj se është bërë më e përgjegjshme. Ndërsa lidhur me fizikun, Jonida tregon se veç barkut nuk ka pësuar ndryshime të mëdha në peshë.

Çfarë ndryshoi shtatzënia tek Jonida Vokshi

“Besoj që ndryshimi më i madh do të vijë pasi ta mbaj në duar, besoj që prej atij momenti edhe pse ende nuk e di çfarë do përjetoj, vetëm e kam imagjinuar deri tani, por besoj që do ndryshojë shumë gjëra në jetën time, siç ka bërë me jetën e kujtdo është bërë mami, se këto 9 muaj nuk kam lënë njeri që e ka provuar si eksperiencë pa e pyetur për gjithçka (qesh). Por gjithsesi edhe gjatë periudhës së shtatzënisë kam vënë re që ka ndryshuar ndjeshmëria e përgjegjësia tek unë. Për të mos folur për këtë muajin e fundit që nuk më shkon më në mendje të blej gjë për vete, por vetëm për gocën (qesh)”, tregon për “Revistën Who”.

Ajo dhe Besniku janë në pritje të fëmijës së parë, një vajzë, e cila pritet të vijë shumë shpejt në jetë dhe për ciftin, me dëshirë, nuk do të jetë e vetmja:

Çfarë ndryshoi shtatzënia tek Jonida Vokshi

“Sa herë ka rënë diskutimi për fëmijë, unë dhe Besniku gjithmonë kemi qenë pro më shumë se sa një fëmijë. Tre ka qenë numri perfekt, por ta provojmë njëherë të parin (qesh)”.

Si i përjetove ndryshimet e trupit?

Çfarë ndryshoi shtatzënia tek Jonida Vokshi

Falë Zotit me këtë pjesë të shtatzënisë pata fat shumë të madh, pasi e vetmja gjë që ndryshoi në trupin tim ishte barku dhe atë pjesë e kam shijuar pafund, madje ditë pas dite e shihja se doja që të rritej shpejt. Me përmasat e kile në vende të tjera nuk pata asnjë ndryshim, çka më ndihmoi të ndihesha dhe e lehtë e të mos kisha probleme rëndese. Kjo më ka bërë ta shijoj akoma dhe më shumë këtë periudhë, se kisha dëshirë të vishesha bukur, të bëja foto, jam ndjerë gjithë kohën shumë mirë fizikisht.