Çfarë nënkupton jastëku që gruaja e Kanye West mban para trupit
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
Një ekspert i gjuhës së trupit ka analizuar aksesorin e çuditshëm të jastëkut të Bianca Censorit, duke zbuluar se çfarë thotë shtesa unike e veshjes për gjendjen e saj shpirtërore.
Këtë javë, Kayne, 46 vjeç dhe gruaja Bianca, 29 vjeçe, tërhoqën vëmendjen e fansave kur u shfaqën në Firence, në Itali.
Detaji që më shumë intrigoi ishte jastëku i bardhë. Nuk është herë e parë që del në rrugë me një jastëk në kraharor.
Profesorja e gjuhës së trupit Judi James zbuloi kuptimin e veshjeve të çuditshme të Bianca-s.
Sipas saj, Bianca mban një jastëk pranë veten për komfort.
Sipas Judit - e cila shpesh vë kapakun mbi kuptimin e lëvizjeve të të famshmëve – thotë se vendimi i çiftit për t`u kombinuar me të bardha ka qenë në të vërtetë një shenjë e kujtesës së martesës së Kanye me ish-bashkëshorten Kim, e cila u realizua po në Firence dhjetë vjet më parë.
Ajo tha: “Pothuajse dhjetë vjet nga dita kur Kanye u martua me Kim në Firence në një nga dasmat më të famshme të dekadës ai është kthyer me gruan e tij aktuale Bianca dhe ata duket se po bëjnë një përvjetor mjaft të diskutueshëm duke u shfaqur të dy të veshur me të bardhën e nusërisë”.
“Kjo duket si gjuhë e trupit që bën deklarata. Çifti prezantohet si një dyshe që kombinohet pra përputhet. Kanye ka hequr rrobat e zeza për t`u kombinuar me gruan”.
Sipas Judit, gjuha e trupit të tij tregonte se ai nuk ishte i interesuar për askënd përveç gruas së tij aktuale.