Showbiz

Fedez qau në Sanremo dhe fajin ia hodhi shtatzënisë së Chiara-s

Fedez qau në Sanremo dhe fajin ia hodhi shtatzënisë së

"Terrori i provave ia ka lënë vendin emocioneve. Ishte një përzierje e gjërave. Unë kam qenë duke jetuar në gjysmë-izolim për muaj me radhë në shoqërinë e një gruaje shtatzënë, ndoshta kemi hormone të sinkronizuara. Pastaj ishte rreziku i përjashtimit nga kjo aventurë. Me pak fjalë, unë jam veçanërisht i ndjeshëm në këtë periudhë”.

Kështu i shpjegoi Fedez emocionet e tij në skenën e Ariston, në fund të performancës.

Reperi, i shtrënguar në një përqafim me Francesca Michielin, u prek pasi këndoi "Chiamami per nome”.

Fedez qau në Sanremo dhe fajin ia hodhi shtatzënisë së

Bashkëshortja e Fedez, Chiara Ferragni është në muajt e fundit të pritjes së fëmijës së dytë.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al