Fejohet ylli i ‘Friends’ me të dashurën 20 vjet më të re
E Premte 27 Nëntor 2020, 07:44
TiranaPost
“Më ndodhi të takohesha me gruan më të mrekullueshme të planetit”, kështu thotë Matthew Perry për të fejuarën e tij tashmë, Molly Hurwitz.
Ai i propozoi për martesë dhe ajo iu përgjigj me një “po” të madhe.
51-vjeçari e ka dhënë lajmin në një intervistë për People.
Lidhja e tyre u zbulua nga fotot e paparacëve disa muaj para se ata të dilnin hapur.
Kjo do të jetë martesa e tij e parë.
*Artikulli i Hello Mag u përshtat në shqip nga Tiranapost.al