Showbiz

Festoi ditëlindjen me shumë të ftuar, Rita Ora kërkon falje publike: Bëra një gabim të pafalshëm

Festoi ditëlindjen me shumë të ftuar, Rita Ora kërkon falje

Rita Ora festoi 30-vjetorin dhe në rrjete sociale tregoi se nuk kishte bërë ndonjë organizim kushedi se çfarë. Ishin disa foto paparacësh, publikuar nga The Sun që tregon për një festë më të madhe, jo në ambientet e shtëpisë dhe me shumë miq.

Festoi ditëlindjen me shumë të ftuar, Rita Ora kërkon falje

Festoi ditëlindjen me shumë të ftuar, Rita Ora kërkon falje

Festoi ditëlindjen me shumë të ftuar, Rita Ora kërkon falje

Në një nga fotot shfaqeshin policë duke u përpjekur të hapnin derën e lokalit ku po festohej. Pas fotove, Rita shkruan: “Përshëndetje të gjithë, unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte i momentit me idenë e gabuar se po dilnim nga izolimi dhe se kjo do ishte OK…

Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe marrë përgjegjësinë e plotë për to.

Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”.